domenica 8 febbraio 2009

Republika Kasmahu Big Brother Albanian 2009 Albanianmovies.org,

Republika Kasmahu

Mosha: 24 vjec
Vendlindja: Gjirokastër
Vendbanimi: Lazarat
Gjendja civile: Beqare
Arsimi: I lartë, Gjuhë-Letërsi
Profesioni: E papunë
Hobi: Poezia

Do të hyjë në Big Brother sepse:
do të paraqesë veten dhe të tregojë se vajzat e fshatit nuk janë inferiore.

Karakteristika: E fortë, e vendosur, e sinqertë. Tip i ndjeshëm dhe romantik. Pëlqen Shekspirin. Nuk i ka prindërit. Që e vogël jeton me gjyshen. Ka marrëdhënie shumë të mira, me të dhe me xhaxhain. Ëndrra e saj është Akademia e rendit. Me paratë e fituara do donte të ndihmonte të afërmit, të kishte një vilë të vogël në plazh ku të mund të shkonte bashkë me gjyshen dhe pastaj të tjerat t’i investonte për të hyrë në Akademinë e Rendit.

Videoklipi I Prezantimit

Qetsor Ferunaj Big Brother Albanian 2009 Albanianmovies.org

Qetsor Ferunaj

Datëlindja: 25.12.1975
Horoskopi: Bricjapi
Mosha: 33 vjec
Vendlindja: Dukat
Vendbanimi: Orikum, Vlorë
Gjendja civile: I martuar, me një fëmijë (djalë)
Besimi: agnostik
Shenja të vecanta: një code bar, tatuazh në krah. Më vonë tek code bar-i do vendosë datëlindjet e fëmijëve. Ka dhe një shenjë të care në ballë, që e ka si pasojë e një aksidenti në Itali.
Arsimi: I lartë

Do të hyjë në Big Brother sepse:
I duhen vetëm 30 mijë Euro për biznesin e tij, një hotel që ka nevojë për disa restaurime.

Karakteristika: Djalë i shkathët dhe me humor. I shoqërueshëm dhe i paparashikueshëm. Ka jetuar 3 vjet në Itali. Tani punon në Shqipëri dhe me paratë që fiton mban familjen dhe nënën. I ati i ka vdekur në një aksident rrugor. I zgjuar dhe dinak, i aftë të përshtatet me këdo. Ka bërë nëj kontratë me shtetin italian, që në rast vdekjeje t’i dhurojë organet e tij. Intrigant. Nuk punon më si inspektor kulture prej pak kohësh. Ka 2 shtëpi. Është duke përfunduar hotelin dhe për ta përfunduar i duhen 30 mijë Euro. Pëlqen Anthony Hopkins. Do të ketë 3 fëmijë. Nusja është kontrollore në paraburgimin e Vlorës. Pëlqen Viktor Hygonë. Mban gjithmonë orë me vete. Më shumë para shpenzon për motive pune. Hotelin e ka në Orikum. Ka punuar si ndihmës-kuzhinier në Itali.

Video klipi i Prezantimit

Arjon Muca Big Brother Albanian 2009 Albanianmovies.org

Arjon Muca

Datëlindja: 22 prill 1985
Horoskopi: Demi
Mosha: 23 vjec
Vendlindja: Vlorë
Vendbanimi: Tiranë
Gjendja civile: Beqar
Flokët: Kafe
Shenja të vecanta: Vath në vesh, një tatuazh në shpinë (dy iniciale emrash) dhe një tjetër tek krahu (ylli pesëcepësh). Këtë të fundit e ka bërë bashkë me një shoqe.
Gjendja civile: Single
Gjuhë të huaja: italisht, pak gjermanisht
Stiliste e preferuar: Jona Muca
Objekte pa të cilat nuk bën dot: teknologjia, veshjet, kapuci, xheli i flokëve. Flokët i ka shumë merak. Qethet dy herë në muaj.
Gatimi: Gatuan mirë pjatat e para
Gjella e preferuar: Fasulet
Arsimi: I lartë
Profesioni: Art designer
Hobi: Moda

Karakteristika:
Simpatik, vishet bukur. Të gjitha rrobat ia stilon e ëma. Ka jetuar 15 vjet në Itali. Tani ndihmonë të ëmën, (Jona Muca, stiliste) në sfiltatat e saj, të cilat i organizon vetë Arjoni. Ka pasur nëj lidhje 10 vjecare kur ka qenë në Itali, por tashmë ka mbaruar. Pretendon se është i bukur, i zgjuar dhe i edukuar. Në Itali ka jetuar me familjen. Mendon të ndjekë një strategji po hyri në BB: nuk do ta nxjerrë në pah karakterin e tij që në fillim. Në përgjithësi ka raport të mirë me femrat.


videoklipi prezantues



Arjon Muca Big Brother Albanian 2009 Albanianmovies.org




Bjordi Mezini Big Brother Albanian 2009 Albanianmovies.org

Bjordi Mezini

Mosha: 20 vjec
Vendlindja: Durrës
Vendbanimi: Lecco, Itali
Gjendja civile: Beqar
Profesioni: Pronar i agjencisë së ndërtimit “Domus Nova” në Itali
Hobi: Artet, kinemaja

Do të hyjë në Big Brother sepse:
ka vite që është larg Shqipërisë dhe do ta përdorë si trampolinë për t’u bërë i njohur.

Karakteristika: Djalë simpatik dhe shumë i edukuar. Ka pak vështirësi me gjuhën, sepse është larguar nga Shqipëria që në moshën 2 vjecare. Në Itali ka një agjenci ndërtimi, të cilën e drejton vetë. Ka mundësi të mira ekonomike, por i kane thënë që në Shqipëri ka mundësi të mira për të realizuar ëndrrat. Ëndrra e tij është të bëhet aktor ose kineast. Adhuron kinemanë, pëlqen Mastroiani-n, Fellini-n, etj. Do donte të bënte një shkollë arti në Shqipëri. Është patriot. Thotë që jeta e tij është si një spektakël. Është menaxhues i cdo lloj situate.


Dritan Shehaj big brother albania 2009

Dritan Shehaj

Mosha: 26 vjec
Vendlindja: Gjirokastër
Vendbanimi: Tiranë
Gjendja civile: I fejuar
Arsimi: I lartë, Fakulteti i Drejtësisë/ Universiteti Ushtarak “Skënderbej”
Profesioni: Këshilltar ligjor në brigadën e mbështetjes rajonale/ Forcat e Armatosura.
Hobi: Avokatia

Do të hyjë në Big Brother sepse:
do donte të bëhej publik për të shpalosur aftësitë e veta në Avokati, ëndrra e tij.

Karakteristika: Djalë i edukuar dhe mjaft inteligjent. Do donte të ushtronte profesionin e avokatit. Është i fejuar, pak xheloz. Nga BB i kaluar preferonte më shumë Olsin dhe më pak Rominën. Difekti i tij më i madh është që është pak impulsiv, por nuk arrin kurrë në kontakt fizik me dikë. Është i drejtpërdrejtë me dikë, respekton mendimet ndryshe. Ka besim në aftësitë e veta. Është deri diku mosbesues, herë-herë indiferent. Urren njerëzit që shtirren. Nuk bën kompromis me askënd për të fshehur bindjet e veta. Nuk ka jetuar jashtë. Shumë rrallë konsumon alkool. Në punë përdor veshje ushtarake, por kapelen nuk e vë.

Videokipi i prezantimit

www.albanianmovies.org



Pavlin Polia Big Brother Albanian 2009 Albanianmovies.org

Pavlin Polia

Datëlindja: 30 shtator 1981
Mosha: 27 vjec
Vendlindja: Theth, Shkodër
Vendbanimi: Theth, Shkodër
Gjendja civile: I divorcuar
Gjuhë të huaja: italisht dhe pak anglisht
Instrumenta: Pak kitarë
Profesioni: I papunë
Hobi: Turizmi

Do të hyjë në Big Brother sepse:
do të tregojë historinë e jetës së tij, të japë një mesazh pozitiv dhe të fitojë cmimin e madh, të cilin do e përdorte për të hapur një zyrë informacioni për turistët në zonën e Thethit.

Karakteristika: I urtë, i duruar, shumë i rrahur nga jeta. Është i ndarë nag gruaja për cështje kanuni dhe nuk e shikon më fëmijën e tij. Nuk e ka problem ta diskutojë këtë temë në shtëpi. Ka jetuar 9 vjet në Itali. Tani do të donte të bënte dicka më shumë për vendin e vet dhe BB do ta ndihmonte shumë për ta realizuar këtë. Është i duruar dhe nuk nervozohet lehtë. Nuk do të jetojë më me “sytë mbyllur”.

Klipi prezantues marre nga tch


Pavlin Polia Big Brother Albanian 2009 Albanianmovies.org

Ardian Pojana

rdian Pojana

Mosha: 40 vjec
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Gjendja civile: Beqar
Profesioni: Marketing tek “Moving Culture”
Hobi: Muzika, Oasis, futbolli anglez
Do të hyjë në Big Brother sepse: do të njohë njerëz të rinj dhe të fitojë para.

Karakteristika: I hurit dhe i litarit. Bën gallatë me të gjithë. Dinak, i paparashikueshëm, por në brendësi tip i qetë dhe jo shumë impulsiv, në impresion të parë. Pranon shakatë. Nuk ka paragjykime. Është shumë i ri për moshën që ka. Adhuron Oasis dhe vishet si ata. Ka pasur një jetë mjaft të komplikuar.

Klipi prezantues Marre nga Tch

Learn Albanian with Viola. The World