domenica 8 febbraio 2009

Agon Radoniqi Big Brother Albanian 2009 Albanianmovies.org

Agon Radoniqi












Videoklipi i Prezantimit



Agon Radoniqi Big Brother Albanian 2009 Albanianmovies.org


Aida Troka Big Brother Albanian 2009 Albanianmovies.org

Aida Troka












Videoklipi i prezantimit

Aida Troka Big Brother Albanian 2009 Albanianmovies.org


Lirita Halili Big Brother Albanian 2009 Albanianmovies.org

Lirita Halili

Mosha: 22 vjec
Vendlindja: Prishtinë
Vendbanimi: Prishtinë
Gjendja civile: Beqare
Sytë: Të zinj
Flokët: Të zeza
Arsimi: I lartë, Shkenca Komunikimi
Profesioni: Shitëse në një butique
Hobi: Shkencat e komunikimit dhe psikologjia, muzika dhe festat.

Do të hyjë në Big Brother sepse:
Do të përfaqësojë vendin e vet, duke treguar karakterin e saj të drejtpërdrejtë.

Karakteristika: Simpatike, e komunikueshme me të gjithë. Mendon se shkolla që ka mbaruar e ndihmon në marrëdhëniet me njerëzit. Mund të përshtatet me këdo.

Video klipi i prezantimit

Lirita Halili Big Brother Albanian 2009 Albanianmovies.org

Zhuljeta Daci Big Brother Albanian 2009 Albanianmovies.org

Zhuljeta Daci

Mosha: 28 vjec
Vendlindja: Peshkopi (Dibër)
Vendbanimi: Tiranë
Gjendja civile: Beqare
Arsimi: I lartë/ pasuniversitar, Gjermanisht.
Profesioni: Operatore në sektorin e taksave pranë Drejtorisë së Shfrytëzimit të Ambienteve, Tiranë (Kolaudimi i makinave)
Hobi: I pëlqen gjaku, ka hobi të therrë kafshë ose shpendë.

Do të hyjë në Big Brother sepse:
I pëlqen të bëjë shou dhe me 70 mijë Eurot e fituara do të bëjë qejf.

Karakteristika: E hapur, pa komplekse, komunikuese, shumë atraktive. Ka fobi kinezët. Do t’i pëlqente të mësonte kinezishen. Thotë se pëlqehet jo vetëm nga meshkujt, por edhe nga femrat. Pranon se ka një lidhje. Konsumon alkool dhe duhan. Ka 2 vjet që punon si operatore tek kolaudimi. Njeh disa gjuhë të huaja. Ka 4 motra dhe një vëlla që quhet Romeo, i cili lindi pas 5 vajzave.


videoklipi i prezantimit


Zhuljeta Daci Big Brother Albanian 2009 Albanianmovies.org

Adelajda Xhamani Big Brother Albanian 2009 Albanianmovies.org

Adelajda Xhamani

Mosha: 22 vjec
Vendlindja: Kavajë
Vendbanimi: Kavajë
Gjendja civile: E fejuar
Flokët: Të kuqe
Arsimi: I lartë, Cikël i Ulët
Profesioni: Mësuese e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Luz të Vogël të Kavajës.
Hobi: Muzika, letërsia

Do të hyjë në Big Brother sepse:
E ka ëndërr, megjithëse nuk e lënë familjarët dhe ka ardhur pa lejen e tyre. E njëjta gjë ndodhi dhe vitin e kaluar, ku nuk mundi as të bënte aplikimin.

Karakteristika: Në Kavajë njerëzit janë fanatikë, por ajo e kundërshton këtë fenomen. Thotë se, po fitoi, do hyjë në shtëpi dhe nuk ka për ta ndaluar asgjë. E prezanton veten si vajzë normale, të thjeshtë dhe të komunikueshme. Është tip i qetë në përgjithësi. Miqësohet shpejt. I fejuari i saj është shofer zjarrfikëseje në Kavajë. Nuk përputhen shumë me njëri-tjetrin, madje ai është dhe pak xheloz. Pëlqen të kërcejë dhe të argëtohet. I vetmi moment argëtimi për të janë aktivitetet që organizon me fëmijët e shkollës.

Videoklipi i prezantimit


Adelajda Xhamani Big Brother Albanian 2009 Albanianmovies.org

Republika Kasmahu Big Brother Albanian 2009 Albanianmovies.org,

Republika Kasmahu

Mosha: 24 vjec
Vendlindja: Gjirokastër
Vendbanimi: Lazarat
Gjendja civile: Beqare
Arsimi: I lartë, Gjuhë-Letërsi
Profesioni: E papunë
Hobi: Poezia

Do të hyjë në Big Brother sepse:
do të paraqesë veten dhe të tregojë se vajzat e fshatit nuk janë inferiore.

Karakteristika: E fortë, e vendosur, e sinqertë. Tip i ndjeshëm dhe romantik. Pëlqen Shekspirin. Nuk i ka prindërit. Që e vogël jeton me gjyshen. Ka marrëdhënie shumë të mira, me të dhe me xhaxhain. Ëndrra e saj është Akademia e rendit. Me paratë e fituara do donte të ndihmonte të afërmit, të kishte një vilë të vogël në plazh ku të mund të shkonte bashkë me gjyshen dhe pastaj të tjerat t’i investonte për të hyrë në Akademinë e Rendit.

Videoklipi I Prezantimit

Qetsor Ferunaj Big Brother Albanian 2009 Albanianmovies.org

Qetsor Ferunaj

Datëlindja: 25.12.1975
Horoskopi: Bricjapi
Mosha: 33 vjec
Vendlindja: Dukat
Vendbanimi: Orikum, Vlorë
Gjendja civile: I martuar, me një fëmijë (djalë)
Besimi: agnostik
Shenja të vecanta: një code bar, tatuazh në krah. Më vonë tek code bar-i do vendosë datëlindjet e fëmijëve. Ka dhe një shenjë të care në ballë, që e ka si pasojë e një aksidenti në Itali.
Arsimi: I lartë

Do të hyjë në Big Brother sepse:
I duhen vetëm 30 mijë Euro për biznesin e tij, një hotel që ka nevojë për disa restaurime.

Karakteristika: Djalë i shkathët dhe me humor. I shoqërueshëm dhe i paparashikueshëm. Ka jetuar 3 vjet në Itali. Tani punon në Shqipëri dhe me paratë që fiton mban familjen dhe nënën. I ati i ka vdekur në një aksident rrugor. I zgjuar dhe dinak, i aftë të përshtatet me këdo. Ka bërë nëj kontratë me shtetin italian, që në rast vdekjeje t’i dhurojë organet e tij. Intrigant. Nuk punon më si inspektor kulture prej pak kohësh. Ka 2 shtëpi. Është duke përfunduar hotelin dhe për ta përfunduar i duhen 30 mijë Euro. Pëlqen Anthony Hopkins. Do të ketë 3 fëmijë. Nusja është kontrollore në paraburgimin e Vlorës. Pëlqen Viktor Hygonë. Mban gjithmonë orë me vete. Më shumë para shpenzon për motive pune. Hotelin e ka në Orikum. Ka punuar si ndihmës-kuzhinier në Itali.

Video klipi i Prezantimit

Learn Albanian with Viola. The World